Insajderi
Showbiz

The Victor rikthehet fuqishëm me projektin e ri muzikor “Energy”

Insajderi
24 May 2026 - 18:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
The Victor rikthehet fuqishëm me projektin e ri muzikor “Energy”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

THE VICTOR është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me projektin e tij më të ri, i cili u publikua të premten dhe u mirëprit menjëherë nga publiku.

Kënga e re ka marrë reagime shumë pozitive që në momentet e para të publikimit, duke tërhequr vëmendje për stilin modern, energjinë dhe atmosferën unike që përcjell.

I njohur për stilin e tij të veçantë, zërin unik dhe energjinë që sjell në çdo projekt, THE VICTOR ka ndërtuar ndër vite një identitet të fuqishëm në industrinë muzikore, duke bashkëpunuar me emra të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë.

Me këtë projekt të ri, artisti vjen me një frymë moderne dhe shumë radiofonike, duke dëshmuar edhe një herë kreativitetin dhe aftësinë e tij për të sjellë projekte që lidhen menjëherë me publikun. Kënga pritet të jetë një nga projektet më të dëgjuara gjatë kësaj vere.

Projekti tashmë gjendet në: YouTube, Spotify, Apple Music, Deezer dhe platformat tjera digjitale.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark