Insajderi
Lajme

Në këto vende nuk do të ketë rrymë sot, shkak punimet

Insajderi
25 May 2026 - 08:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në këto vende nuk do të ketë rrymë sot, shkak punimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 25.05.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik në disa rajone.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Nga TS 35/10[kV] Badovci do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron./Pastrim traseje.

Punime nga palë të treta

Nga TS 35/10 kV Mazgiti do të ndërpritet:

Dalja 10 kV Llazareva (Bizneset) (kodi: 15019006) nga ora 07:30 deri në ora 08:30.

Lokacionet: Llazarevë, Milloshevë.

Arsyeja: Lidhja e urave në shtyllën kryesore dhe kryerja e punimeve në rrjetin e tensionit të mesëm, në përputhje me PEE dhe ZT nr. 5393.

Pejë

Nga TS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 35[kV] Gurakoci (kodi 500520), pa tension mbesin të gjitha daljet 10[kV] nga ora 10:00 deri 15:30.

Vendet: Fshatrat: Dobrushë, Gurakoc (një pjesë), Istog (një pjesë), Kashicë, Llukavc, Llukavc i Begut, Lubovë, Prekallë, Prigodë, Ruhot dhe Saradran, Gurakoc, Bllagaq, Dobrushë (një pjesë), Drejë, Zhabllaq (një pjesë), Gurakoc (një pjesë), Koshë (një pjesë), Oprashkë, Osojanë, Prekallë (një pjesë), Shalinovicë, Trubohovc, Tuqep, Zabllaq dhe Zallq, Baicë, Banjë, Cerrollukë, Dobrushë, Dubravë (një pjesë), Kaliqan, Lubovë, Orrobërd dhe Tomoc.

Vërejtje! Dalja ka BRRE – Onix Solar – kodi: 50052006045

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje e nënstacionit.

Prizren

Nga TS 35/10[kV] Dragash do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Restelica (kodi: 30036002) nga ora 10:00 deri 15:30.

Vendet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok, Orqushë

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Ferizaj

Nga TS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Brodi-Gotovusha (kodi: 40044005) nga ora 10:00 deri 15:30.

Vendet: Një pjesë e Shtërpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj, Brod

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Gjakovë

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Dobroshi (kodi: 80080007) nga ora 10:00 deri 15:30.

Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë, Dobrosh, Hereç, Molliq, Nivokaz, Osek Hilë (një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubëll. Rrugët: Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vasa, Lekë Dukagjini.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Pastrim traseje.

2.

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Ponosheci (kodi: 80080053) nga ora 10:00 deri 15:30.

Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman, Smolicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Pastrim traseje

3. Nga TS 35/10(20) kV Gjakova III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dalja 40 (kodi: 81084023) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:30 dhe nga ora 12:00 deri 12:30.

Vendet: Rr. Bajram Curri, Rr. Dërgut Vokshi, Rr. Ismail Qemali, Rr. Marin Barleti (një pjesë), Rr. Nënë Tereza, Rr. Pjetër Budi, Rr. Rruga e UÇK-së, Rr. Sadik Pozhegu, Rr. Sadik Stavileci, Rr. Skënderbeu, Rr. Sylejmon Vokshi.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarës TM.

4.

Në TS 35/10(20) kV Gjakova III,

nga dalja 10 kV Dalja 40 nga ora 10:00 deri 12:30 do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Qendra (kodi: 81084023504).

Vendet: Rr. Rruga e UÇK-së.

Arsyeja: Zëvendësimi i transformatorit nga 630 kVA në 1000 kVA

Gjilan

Nga TS 110/35/10[kV] Vitia do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Gërmova (kodi: 61067003) nga ora 10:00 deri 15:30.

Vendet: Gërmovë, Goshicë, Sadovinë e Jerlive dhe Verban, Dëbelldeh, Buzovik, Binqa, Shushtë, një pjesë e Kabashit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Ka BRRE Hidrocentrali Eko Energy.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark