Insajderi
Lajme

AUV me një thirrje të rëndësishme për therjen e kurbanëve

Insajderi
25 May 2026 - 16:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AUV me një thirrje të rëndësishme për therjen e kurbanëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka apeluar tek qytetarët që therja e kurbaneve për festën e Kurban Bajramit të kryhet vetëm në thertoret e aprovuara nga shteti, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe respektimit të ligjit.

Sipas njoftimit të AUV-së, festa e Kurban Bajramit këtë vit shënohet më 27 maj 2026, ndërsa therja e kafshëve jashtë objekteve të licencuara përbën shkelje ligjore dhe mund të rrezikojë shëndetin publik.

AUV ka bërë të ditur se lista e thertoreve të aprovuara është publikuar në faqen zyrtare të agjencisë.

Në njoftim thuhet se lëvizja e kafshëve pa dokumente shoqëruese, shitblerja apo therja në vende publike nuk do të tolerohen dhe se institucionet shtetërore do të ndërmarrin veprime ndaj shkelësve.

Tutje, AUV shton se thertoret e licencuara janë nën mbikëqyrje të autoriteteve shtetërore dhe posedojnë kushte sanitare, higjienike e teknike, përfshirë frigoriferë dhe kontroll veterinar para, gjatë dhe pas procesit të therjes.

Sipas agjencisë, në të gjithë vendin ekzistojnë kapacitete të mjaftueshme për therjen e kafshëve gjatë kësaj periudhe festive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark