Insajderi
Lajme

Kreu i OBSH paralajmëron: Epidemia e Ebolës do të përkeqësohet

Insajderi
26 May 2026 - 08:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kreu i OBSH paralajmëron: Epidemia e Ebolës do të përkeqësohet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se epidemia e virusit Ebola në Afrikë mund të përkeqësohet ndjeshëm përpara se situata të vihet nën kontroll.

Duke folur përmes videokonference para ministrave afrikanë të shëndetësisë, Dr. Tedros e cilësoi situatën si jashtëzakonisht serioze dhe të vështirë.

“Gjërat do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen”, deklaroi ai, duke theksuar se OBSH-ja po intensifikon operacionet në zonat e prekura nga virusi.

Sipas tij, po bëhen përpjekje të mëdha për të dërguar pajisje mjekësore dhe materiale ndihmëse në rajonet e prekura, si dhe për të zbatuar masa parandaluese për frenimin e përhapjes së epidemisë.

Kreu i OBSH-së nënvizoi rëndësinë e fitimit të besimit të popullsisë lokale dhe izolimit të kontakteve të rasteve të dyshuara, si elementë kyç për kontrollin e situatës.

“Ne po intensifikojmë urgjentisht operacionet, por deri më tani epidemia po lëviz më shpejt se ne”, tha ai.

Tedros njoftoi gjithashtu se do të udhëtojë drejt Kongos për të ndjekur nga afër situatën në terren.

Sipas të dhënave më të fundit nga ministria e Shëndetësisë e Kongos, janë regjistruar mbi 900 raste të dyshuara me Ebola, ndërsa më shumë se 200 persona kanë humbur jetën. Autoritetet konfirmuan se rreth 100 raste janë verifikuar përmes analizave laboratorike, ndërsa 10 nga viktimat rezultojnë të konfirmuara si pasojë e virusit vdekjeprurës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark