Insajderi
Lajme

Babai në Itali godet dy herë me thikë djalin 12-vjeçar dhe më pas tenton të vrasë veten

Insajderi
26 May 2026 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Babai në Itali godet dy herë me thikë djalin 12-vjeçar dhe më pas tenton të vrasë veten
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 12-vjeçar u qëllua dy herë me thikë në gjoks në shtëpinë e tij në Napoli nga babai i tij.

Siç bëjnë me dije mediat, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindje në familje, me tehun e thikës që depërtoi në mushkëritë e të miturit.

Pasi e kishte goditur të birin me thikë, burri më pas u përpoq t’i merrte jetën vetes duke e qëlluar veten në fyt dhe në fytyrë me thikë.

Nëna e 12-vjeçarit thuhet se është plagosur gjithashtu në dorë.

Babai dhe djali u shtruan në Spitalin Veçhio Pellegrini në gjendje kritike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark