Një grua e moshës rreth 60-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj, mbrëmjen e së martës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e së ndjerës në vendin e ngjarjes, shkruan Insajderi.
“Sot, më 26.05.2026, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se një person e gjinisë femërore është pa shenja jete në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj.Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrulla policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, femër e moshës rreth 60 vjeçare. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e hetimeve si dhe shefi i ndërrimit”, ka bërë të ditur Veseli.
Për të gjitha veprimet hetimore, sipas Veselit, është njoftuar prokurori i shtetit, ndërkaq rasti është iniciuar si hetim mbi vdekjen. /Insajderi.org/