Insajderi
Lajme

Dy milionë euro të Kurtit për mërgatën, Cakolli: Qërshia mbi tortë e keqpërdorimit

Insajderi
26 May 2026 - 23:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy milionë euro të Kurtit për mërgatën, Cakolli: Qërshia mbi tortë e keqpërdorimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka komentuar vendimin e Qeverisë në detyrë, për subvencionimin e biletave në shumën prej dy milionë euro për destinacionet nga vijnë mërgata.

Cakolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka quajtur këtë vendim si “qershia mbi torte e keqpërdorimit të resurseve publike”, shkruan Insajderi.

“Ky vendimi i fundit për t’i shtuar edhe 2 milionë euro shtesë për “mbështetje” të linjave ajrore për fluturimet e mërgatës, është qershia mbi tortë në keqpërdorimin e resurseve publike për qëllime puro elektorale”, ka deklaruar ai.

“Për më keq, kjo tashmë e tejkalon dimensionin e shkeljeve ligjore dhe e cenon drejtpërdrejt e seriozisht parimin e zgjedhjeve të ndershme. Një qasje e tillë po e shndërron garën zgjedhore në një proces krejtësisht të pabarabartë, ku partia në pushtet krijon epërsi përmes parasë publike dhe avantazhit institucional, e jo përmes një gare të drejtë politike”, ka mbyllur shkrimin e tij Cakolli. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark