Insajderi
Lajme

Bedri Hamza uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Familjeve në Kosovë u uroj shëndet, begati e mirëqenie

Insajderi
27 May 2026 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Familjeve në Kosovë u uroj shëndet, begati e mirëqenie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, duke theksuar rëndësinë e saj si ditë e solidaritetit dhe bashkimit mes njerëzve.

“Si zakonisht festa të tilla vijmë për me urue Bashkësinë Islame. Myftiun, mikun tim, Naim, zotin Tërnava, a për festën e Kurban Bajramit shfrytëzoj rastin që gjithë besimtarëve të besimit islam t’u uroj këtë festë të solidaritetit, sakrificës, një ditë e veçantë që njerëzit i bashkon, njerëzit shkojnë për të uruar njëri-tjetrin, kështu ka qenë, kështu do të jetë dhe kështu duhet me qenë edhe në të ardhmen. Është kënaqësi që isha këtu dhe gjithë familjeve në Kosovë u uroj shëndet, begati dhe mirëqenie.”/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark