Insajderi
Lajme

Isufaj dhe kongresisti amerikan Self diskutojnë për sundimin e ligjit dhe punën e Prokurorisë Speciale

Insajderi
27 May 2026 - 23:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Isufaj dhe kongresisti amerikan Self diskutojnë për sundimin e ligjit dhe punën e Prokurorisë Speciale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale.

Sipas njoftimit të sistemit prokurorial, kongresisti Self, i cili është kryetar i nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe United States për avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.

Në njoftim thuhet se takimi është vlerësuar si një konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në mbështetje të institucioneve të drejtësisë.

Komunikata e plotë:

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan z. Keith Self, gjatë të cilit është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale.

Kongresisti z. Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë.

Takimi u vlerësua si një konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në mbështetje të institucioneve të drejtësisë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark