Insajderi
Botë

Reuters dhe AP: SHBA rrëzoi dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit

Insajderi
28 May 2026 - 08:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reuters dhe AP: SHBA rrëzoi dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reuters dhe Associated Press raportojnë se forcat amerikane rrëzuan katër dronë sulmues iranianë rreth Ngushticës së Hormuzit, duke cituar zyrtarë amerikanë që nuk janë identifikuar

Sipas raportimeve, ushtria amerikane goditi gjithashtu një stacion kontrolli tokësor në Bandar Abbas, i cili po përgatitej të lëshonte një dron të pestë.

“Këto veprime ishin të matura, thjesht mbrojtëse dhe synonin ruajtjen e armëpushimit”, tha një zyrtar amerikan anonim për Reuters.

Sipas AP, ushtria amerikane i konsideroi katër dronët si kërcënim për forcat e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark