Insajderi
Botë

Reuters: Bualli shpëtohet nga therja për Kurban Bajram, shkak ngjashmëria me Trump

Insajderi
28 May 2026 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reuters: Bualli shpëtohet nga therja për Kurban Bajram, shkak ngjashmëria me Trump
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një buall i rrallë albino në Bangladesh, të cilit ia kanë vendosur nofkën “Donald Trump” për tufën e tij të veçantë bionde, si lloj ngjashmërie me presidentin amerikan, është kursyer nga sakrifica e Bajramit të Kurbanit pas një ndërhyrjeje të qeverisë në minutën e fundit, tha të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, raporton Reuters.

Kafsha gati 700 kg ishte shitur tashmë për therje rituale kur autoritetet ndërhynë, duke përmendur shqetësime për sigurinë pas një rritjeje të interesit publik përpara festivalit të së enjtes.

Ministri i Brendshëm i Bangladeshit, Salahuddin Ahmed urdhëroi që bualli të kursehej, blerësit t’i rimbursoheshin paratë dhe kafsha u transferua në kopshtin zoologjik kombëtar në Daka.

“Në momentin e fundit, u mor vendimi për të kursyer buallinjtë nga sakrifica për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe nivelit të pazakontë të interesit publik”, tha një zyrtar i ministrisë.

Ajo që filloi si një blerje rutinë për Bajramin, shpejt u shndërrua në një kuriozitet mbarëkombëtar pasi videot u bënë virale. Turma njerëzish u mblodhën në fermë, me vizitorë që vinin nga larg për të parë balluket e saj bionde dhe sjelljen e qetë.

Pronari i fermës, Ziauddin Mridha, tha se emri erdhi nga vëllai i tij më i vogël, i cili vuri re ngjashmërinë .


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark