Insajderi
Lajme

Vrasja në Prishtinë, Prokuroria jep detaje lidhur me rastin

Insajderi
28 May 2026 - 10:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Prishtinë, Prokuroria jep detaje lidhur me rastin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Agron Hajdarit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Policia më tej thotë se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjes së personit të dyshuar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve intensive hetimore dhe operative me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark