Diana Shehu Devaja, kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 84, ka thënë se misioni i saj është të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të drejtë, më cilësor dhe më të qasshëm për secilin qytetar.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ajo ka theksuar përkushtimin shumëvjeçar ndaj shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve, duke shtuar se ka qenë pranë njerëzve në momentet më të vështira dhe ka kuptuar nga afër sfidat me të cilat përballet qytetari kosovar.
Shehu Devaja ka deklaruar se kandidatura e saj synon që zëri i profesionistëve shëndetësorë dhe nevojat e qytetarëve të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka shtuar se beson në fuqizimin e një shteti që interesin e qytetarëve e vendos në radhë të parë dhe është zotuar se do të punojë me ndershmëri dhe vendosmëri për një të ardhme më të mirë për të gjithë.