Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për keqpërdorim të kartelave baankare në Prishtinë.
Me autorizim të prokurorisë, policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij, shkruan Insajderi.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, thuhet në njoftimin e PK’së.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, policia ka lutur qytetarët që të kontaktojnë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]. /Insajderi.org/