Insajderi
Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg

Insajderi
28 May 2026 - 15:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn, duke rrëzuar kësisoj rekursin e kryebashkiakut.

Me këtë vendim, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Durrësit, raporton A2CNN.

Shqyrtimi i këtij rekursi vjen vetë tre ditë pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht ankimin e kryebashkiakut kundër masës “arrest në burg” të caktuar në 3 shkallët e gjyqësorit.

Kushtetuesja ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë, pasi konstatoi se kjo gjykatë nuk kishte arsyetuar në vendim disa nga pretendimet e Veliajt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark