Insajderi
Lajme

Faton Jakupi i AAK-së: Bashkë me qytetarët dhe vullnetin për ndryshim – drejt fitores!

Insajderi
28 May 2026 - 21:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Faton Jakupi i AAK-së: Bashkë me qytetarët dhe vullnetin për ndryshim – drejt fitores!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Faton Jakupi, ka shpallur zyrtarisht nisjen e rrugëtimit të tij elektoral nga Gjakova, duke e cilësuar atë si “qytetin e qëndresës dhe të vlerave”.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit, Jakupi ka shprehur përkushtimin e tij dhe të partizë për të punuar drejt një platforme që garanton stabilitet, ekonomi të fortë dhe mirëqenie për të gjithë.

Sipas tij, projekti i Aleancës përfaqëson vullnetin e vërtetë të qytetarëve për ndryshim pozitiv në vend.

“Nga qyteti i qëndresës dhe i vlerave, nis rrugëtimi ynë drejt 7 qershorit, me përkushtim për një Kosovë më të sigurt, më të zhvilluar dhe me më shumë dinjitet për secilin qytetar. Bashkë me qytetarët, me Aleancën dhe me vullnetin për ndryshim – drejt fitores!”, ka shkruar Jakupi.

Në këto zgjedhje parlamentare, Faton Jakupi garon me numrin personal 19, në listën e koalicionit të udhëhequr nga AAK-ja që mban numrin rendor 128.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark