Insajderi
Lajme

Policia e Kosovës trajnon 65 zyrtarë për menaxhimin e turmave

Insajderi
29 May 2026 - 18:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Kosovës trajnon 65 zyrtarë për menaxhimin e turmave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur prezantimi përmbyllës i trajnimit profesional “Ballafaqimi me turma”, i organizuar për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës nga Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Siguri (NJRSH) në disa rajone të vendit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, trajnimi është zhvilluar për 65 zyrtarë policorë nga rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.

Programi është udhëhequr nga instruktorët e Drejtorisë së Njësive Speciale Operative (DNJSO) dhe është realizuar në Kampin “Vrella”, si dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri”, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative për menaxhimin e situatave me turma dhe ruajtjen e rendit publik.

Në kuadër të aktivitetit është realizuar edhe një skenar praktik për menaxhimin e turmave, ku pjesëmarrësit kanë demonstruar aftësitë operative dhe reagimin në situata të ndryshme të sigurisë.

Prezantimi është ndjekur nga afër edhe nga drejtues të lartë të Policia e Kosovës, përfshirë drejtorin Gazmend Hoxha dhe eprorë të tjerë policorë.

Hoxha iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ku përgëzoi zyrtarët dhe instruktorët për realizimin me sukses të trajnimit dhe për nivelin e lartë të profesionalizmit të treguar në menaxhimin e turmave dhe vënien nën kontroll të situatave të sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë, në veçanti ndaj njësive të specializuara, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark