Insajderi
Showbiz

“Ik zhduku, kam gruan jashtë”, Zhaku “provokon” Ilirin

Insajderi
30 May 2026 - 08:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ik zhduku, kam gruan jashtë”, Zhaku “provokon” Ilirin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një situatë tensioni ka ndodhur mes Zhakut dhe Ilirit.

Në një moment relaksi, teksa Iliri po merrte rreze dielli, Zhaku shkon dhe i hipën nga sipër.

Reagimi i balerinit ka qenë i menjëhershëm, duke e shtyrë dhe duke i thënë: “Ik zhduku, kam gruan jashtë që më shikon”.

Kjo situatë është diskutuar gjatë prime, ku tensionet nuk janë përqëndruar vetëm ndaj tyre, por edhe pjesës tjetër të fermës.

“Kam qef ta provokoj, kënaqem. Të dyve na pëlqen shaku dhe të dy po luajmë shah. Të gjithë janë ushtarët e Ilirit, përveç Mozës që është mbretëreshë më vete”, tha Zhaku.

“Mendon se është mbretëreshë, por edhe një torre e lodhur në qoshe është. Torre pa ushtarë, ti e di çfarë është”, tha Iliri.

Ndërsa Soni, e cila ka pasur momente përplasje me Zhakun, tha:

“Mirë që Zhaku e ka kuptuar kush është “goat”. Dhia përdoret si simbol superioriteti. Mirë është që të mos refuzohesh aq keq. Unë ty ta kam vënë vizën”.

“Këta të dy, mirë a keq janë fitila që prodhojnë ngjarje”, tha Moza.

“O Zhak, ashtu na i ndërron bateritë kur jemi në gjum”, tha Visi mes batutash.

“Po të ma bënte mua, të më hipte sipër do mërzitesha shumë, nuk është as dashnorja ime, as gruaja ime”, tha Indri.

“Inida më dhimbset”, shtoi Romiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark