Insajderi
Lajme

Alisa Jetullahu: Kënaqësi të punosh dhe të mësosh nga njerëz që e kanë dëshmuar me punë se ndryshimi është i mundur

Insajderi
30 May 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alisa Jetullahu: Kënaqësi të punosh dhe të mësosh nga njerëz që e kanë dëshmuar me punë se ndryshimi është i mundur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alisa Jetullahu, ka shikuar nga afër projektin infrastrukturor në Hajvali së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Ajo ka shkruar se bashkë Kosova do të bëhet 99 herë më mirë.

“Kështu e meriton Kosova. Së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, pamë nga afër një tjetër projekt që po i shërben qytetarëve. Pra përfundimi i projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në Hajvali. Sinqerisht është shumë kënaqësi të punosh dhe të mësosh nga njerëz që e kanë dëshmuar me punë se ndryshimi është i mundur. Dhe kështu bashkë, Kosovën do ta bëjmë edhe 99 herë më mirë”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark