Akademia serbe ekspozon trashëgiminë kulturore të Kosovës - Insajderi
×
Kulturë

Akademia serbe ekspozon trashëgiminë kulturore të Kosovës

Insajderi
29 September 2017 - 09:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Trashëgimia artistike serbe në Kosovë: Identiteti, rëndësia, rrezikimi”, është titulli i ekspozitës së organizuar nga Akademia e Shkencave e Serbisë, e hapur të mërkurën mbrëma në selinë e këtij institucioni në Beograd. Me këtë ekspozitë, ky institucion synon që “t’ia kujtojë publikut vendës e atij botëror që populli serb jeton në Kosovë tash më shumë se një mijë vjet, dhe prej kohës së Stefan Nemanjes e deri më sot, pandërprerë kultivon krijimtarinë e shumanshme artistike”.

Siç raportojnë mediat serbe, kryetari i AShS-së, Vladimir Kostiq, në hapje të ekspozitës ka thënë se, para së gjithash, kjo është një ekspozitë për serbët. Ka thënë se “Trashëgimia artistike serbe në Kosovë e Metohi” jo vetëm që është ekspozita më e rëndësishme e këtij viti e Akademisë së Shkencave të Serbisë, por që për nga rëndësia është e pakrahasueshme. Eksponatet datojnë prej shekullit XII deri në shekullin XX, dhe të gjitha e kanë origjinën në Kosovë e që sot mbahen në Serbi.

Patriarku Irinej eksponatet i ka cilësuar si “dëshmi të padiskutueshme që hedhin poshtë çdo përpjekje për shtrembërimin e fakteve me synimin që trashëgimia kulturore në hapësirat e Kosovës e Metohisë të prezantohet si trashëgimi kulturore e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës, dhe kur lobohet që ky shtet inekzistent të pranohet në UNESCO, falsifikimit të historisë të mos i jepet legjitimitet”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark