Insajderi
Lajme

Avni Arifi kritikon vonesat në projekte: Kulla e Eiffel-it u ndërtu për dy vjet, ura e Bardhoshit ka nisë në vitin 2022 edhe hala s’është kry

Insajderi
30 May 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avni Arifi kritikon vonesat në projekte: Kulla e Eiffel-it u ndërtu për dy vjet, ura e Bardhoshit ka nisë në vitin 2022 edhe hala s’është kry
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Aleanca, Avni Arifi, ka kritikuar qeverinë për vonesat në realizimin e projekteve infrastrukturore, duke përmendur si shembuj Urën e Bardhoshit dhe autostradën e Gjilanit.

Arifi ka bërë një krahasim me ndërtimin e Kullës së Eiffel-it në Francë, duke theksuar se ajo ishte përfunduar për dy vjet, ndërsa Ura e Bardhoshit, sipas tij, ka nisur në vitin 2022 dhe ende nuk është përfunduar.

“Paramendojeni: Kulla e Eiffel-it u ndërtu për dy vjet. Ura e Bardhoshit ka nisë në vitin 2022 edhe hala s’është kry. E autostradën e Gjilanit, Kurti na e pat bo përhajr qysh në vitin 2023”, ka shkruar Arifi.

Në fund të reagimit të tij, ai ka ironizuar me gjendjen e projekteve duke pyetur qytetarët: “Qysh kalut sot rrugës për Gjilan?”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark