Insajderi
Lajme

Qëndrim Kryeziu falënderon qytetarët e Gjakovës: Do të loboj për përfundimin e katër autoudhëve strategjike

Insajderi
30 May 2026 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qëndrim Kryeziu falënderon qytetarët e Gjakovës: Do të loboj për përfundimin e katër autoudhëve strategjike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke premtuar angazhim konkret për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të rajonit.

Kryeziu tha se besimin e qytetarëve do ta kthejë me punë dhe përkushtim në funksion të interesit të përgjithshëm.

“Faleminderit, Gjakovë! Besimin tuaj do t’ua kthej me punë të mira për të gjithë ju, gjakovarë”, ka deklaruar ai.

Kryeziu theksoi se një nga prioritetet e tij do të jetë lobimi për përfundimin e katër autoudhëve strategjike, të cilat sipas tij do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë dhe lidhjen më të mirë të Gjakovës me qytetet tjera dhe rajonin.

Sipas tij, bëhet fjalë për autoudhët:

  • Gjakovë – Klinë
  • Gjakovë – Prizren
  • Gjakovë – Shkodër
  • Gjakovë – Deçan

Ai u shpreh se këto projekte infrastrukturore janë të domosdoshme për të krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe për të afruar më shumë qytetarët me qendrat ekonomike e turistike.

“Me ju bashkë, ia dalim ta ndërtojmë Kosovën”, ka përfunduar mesazhin e tij Qëndrim Kryeziu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark