Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka postuar një video krah ish-presidentes, Vjosa Osmani.
Ajo tha me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke u mbështetur në trashëgiminë politike të Rugovës, do të vazhdojë angazhimin pranë qytetarëve.
“Me rugovizmin në zemër dhe me SHBA-në krah nesh, sërish bashkë në shtëpinë tonë për ta çuar përpara amanetin e Presidentit Rugova. Me Vjosën 1 dhe Valentina Bunjaku-Rexhepin 21, pranë njerëzve çdo ditë”, ka shkruar ajo.
Bunjaku-Rexhepi ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së orientimit euroatlantik të Kosovës dhe vazhdimit të politikave që, sipas saj, përfaqësojnë frymën dhe vizionin e Presidentit Rugova.