Insajderi
Lajme

Anëtari i Kuvendit Komunal në Ferizaj: Sokol Shabani më kërcënoi, jam i shqetësuar

Insajderi
30 May 2026 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Anëtari i Kuvendit Komunal në Ferizaj: Sokol Shabani më kërcënoi, jam i shqetësuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Kuvendit Komunal në Ferizaj, Amir Rexhepi, ka njoftuar se në Policinë e Kosovës ka denoncuar një rast kanosjeje ndaj tij nga pronari i kompanisë “Dio Bes LLC”, Sokol Shabani.

Rexhepi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se sot, pasi ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka vizituar një rrugë që po asfaltohet në fshatin Koshare, ai së bashku me qytetarë të tjerë kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me cilësinë e dobët të punimeve dhe mungesën e hyrjeve në parcela.

“Pas këtij diskutimi me Ministrin Basha, dhe vetëm pak minuta më vonë, ndërsa po qëndroja me disa banorë duke diskutuar, m’u afrua Sokol Shabani dhe më kërcënoj. Jam thellësisht i shqetësuar nga ky veprim dhe ndihem i kërcënuar nga ky person. Sokol Shabani është një emër i njohur në Ferizaj dhe më gjerë, i përmendur shpesh në debatet publike dhe raportimet mediale që lidhen me çështje të tenderëve publikë dhe ndikimit në institucione. Për shkak të pozitës dhe ndikimit që perceptohet se gëzon, e konsideroj serioz këtë kërcënim dhe kërkoj që institucionet kompetente ta trajtojnë rastin me prioritet të lartë. Për këtë arsye, sot kam paraqitur zyrtarisht rastin e kërcënimit/kanosjes pranë organeve të rendit”, ka shkruar rexhepi ndër tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark