Insajderi
Zgjedhjet 2026

Telaku: Kosovës i nevojitet një sistem modern emergjencash mjekësore

Insajderi
30 May 2026 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Telaku: Kosovës i nevojitet një sistem modern emergjencash mjekësore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Telaku, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një sistem modern i emergjencave mjekësore.

Sipas tij: “Qendrat rajonale të emergjencës me ambulanca moderne, koordinim kombëtar dhe transport ajror mjekësor janë hapa të domosdoshëm që ia rrisin funksionalitetin sistemit shëndetësor”.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Kosovës i nevojitet një sistem modern emergjencash mjekësore. Në raste të tilla, shpejtësia e reagimit nënkupton shpëtim jete. Në fijen që ndan jetën nga vdekja, shteti duhet të jetë krah jetës.

Qendrat rajonale të emergjencës me ambulanca moderne, koordinim kombëtar dhe transport ajror mjekësor janë hapa të domosdoshëm që ia rrisin funksionalitetin sistemit shëndetësor.

Në raste të tilla, minutat janë shumë. Prandaj investimi në teknologji e trajnim të personelit në sisteme dixhitale mund ta bëjë dallimin.

Qytetarët meritojnë shërbim cilësor, të shpejtë, falë qendrave rajonale, edhe shërbim të afërt që mbërrin shpejt.

Mjeku shpëton, shteti ndihmon. Në çdo pjesë të Kosovës e për çdo qytetar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark