Kandidati për deputet në Kuvend nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu, ka falënderuar qytetarët e Pejës për mbështetjen.
Ai është zotuar se besimin e tyre do ta kthejë me angazhim konkret për realizimin e projekteve të mëdha zhvillimore në rajon.
Sipas Kryeziut, prioritet do të jetë lobimi për përfundimin e projekteve strategjike në Rugovë, përfshirë Liqenin dhe Hidrocentralin e Rugovës, të cilat, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.
Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për përfundimin e autoudhëve që lidhin Pejën me qytete dhe rajone të rëndësishme, si Pejë–Mitrovicë, Pejë–Kijevë, Pejë–Deçan dhe Pejë–Ulqin.
Postimi i tij i plotë:
Faleminderit, Pejë!
Besimin tuaj do t’ua kthej me punë të mira për gjithë ju pejanë, duke lobuar për përfundimin e:
* Liqenit të Rugovës
* Hidrocentralit të Rugovës
* Qytetit të Rugovës
dhe përfundimin e autoudhëve:
* Pejë – Mitrovicë
* Pejë – Kijevë
* Pejë – Deçan
* Pejë – Ulqin
Me ju bashkë ia dalim, pejanë! Keni nevojë t’i ktheheni Pejës tregtare të Haxhi Zekës. Keni nevojë të xhironi më shumë, e të gjitha këto shumë lehtë i keni, s’ju kushton asgjë duke na votuar, sepse ne e kemi dëshmuar se dimë të punojmë, dimë ta zhvillojmë vendin. Ne jemi për ju dhe me ju!