Insajderi
Lajme

KQZ: Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Insajderi
31 May 2026 - 08:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ: Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot përfundon afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas njoftimit, qytetarët që për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të shkojnë në vendvotim, mund të regjistrohen për të votuar përmes ekipeve mobile të KQZ-së.

Regjistrimi mund të bëhet online përmes platformës zyrtare https://vpnv.kqz-ks.org/sq/ ose duke u paraqitur në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

KQZ ka bërë thirrje që qytetarët e interesuar të shfrytëzojnë mundësinë brenda afatit të caktuar, në mënyrë që të garantohet pjesëmarrja e tyre në procesin zgjedhor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark