Insajderi
Lajme

Avni Arifi ia rendit premtimet e dështuara Kurtit: Premtoi ushtri, tani premton edhe xhandarmëri

Insajderi
31 May 2026 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avni Arifi ia rendit premtimet e dështuara Kurtit: Premtoi ushtri, tani premton edhe xhandarmëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Aleanca, Avni Arifi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për mosrealizim të premtimeve dhe stagnim të projekteve zhvillimore në disa komuna të vendit.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Arifi tha se Kurti kishte premtuar krijimin e ushtrisë së rregullt në vitin 2021, ndërsa tani po premton xhandarmëri, duke shtuar se nuk ka realizuar as premtimet e mëhershme.

Ai kritikoi Qeverinë edhe për vonesa në projekte infrastrukturore, duke përmendur Aeroportin e Gjakovës, fabrikën e dronave, rrugën e Dollcit, autostradën e Gjilanit dhe rrugën Prishtinë–Podujevë.

Sipas Arifit, në Gjilan janë ndalur punimet në autostradë me arsyetimin e dyshimeve për korrupsion, por pa u prezantuar ndonjëherë prova konkrete dhe pa u vazhduar projekti.

Kandidati i AAK-së ngriti shqetësime edhe për projektin e tunelit Prizren–Tetovë, duke pretenduar se veprimet politike të Kurtit kanë ndikuar negativisht në avancimin e tij.

Në reagimin e tij, Arifi përmendi edhe sanksionet e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, duke argumentuar se vendi ka humbur qindra milionë euro gjatë viteve të fundit.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë për zgjedhjet e tyre politike, duke theksuar se përgjegjësia për të ardhmen e vendit u takon vetë votuesve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark