Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka zhvilluar një takim me veteranët e luftës çlirimtare, të cilin e ka cilësuar si emocionues dhe frymëzues.
Mustafa ka theksuar se, si i ri i rritur mes Kosovës dhe Zvicrës, ky takim ka pasur një domethënie të veçantë për të.
Ai ka vlerësuar kontributin e veteranëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke thënë se ai nuk mund të shpaguhet asnjëherë.
Në deklaratën e tij, Mustafa ka shtuar se PDK, si trashëgimtare e luftës çlirimtare, e ka në qendër të programit të saj kujdesin për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, të cilin e konsideron pjesë të identitetit politik të partisë.