Kandidatja për deputete nga Aleanca, Albana Bytyqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, sipas saj, mospërmbushjen e premtimeve që kishte dhënë para se të vinte në pushtet lidhur me dialogun me Serbinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bytyqi ka rikujtuar deklarimet e mëhershme të Kurtit, sipas të cilave nuk do të kishte negociata me Serbinë pa u zbardhur fati i personave të zhdukur, pa u dënuar kriminelët e luftës, pa u trajtuar çështja e grave të dhunuara gjatë luftës, pa kërkimfalje për krimet e kryera dhe pa njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas saj, pas ardhjes në pushtet, këto premtime janë lënë anash, ndërsa dialogu me Serbinë ka vazhduar.
Bytyqi ka pretenduar gjithashtu se personave që kanë qenë pjesë e strukturave serbe u është mundësuar pajisja me dokumente të Republikës së Kosovës dhe përfitimi nga skemat sociale të financuara nga shteti.
Ajo ka theksuar se familjet e viktimave të luftës vazhdojnë të presin drejtësi, duke akuzuar Kurtin se ka përdorur tema të ndjeshme për qëllime politike.
Në fund të reagimit të saj, kandidatja e Aleancës ka bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.
Statusi i plote: