Insajderi
Sport

Ndeshja Kosovë-Çeki, publikohen formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmues

Insajderi
31 May 2026 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndeshja Kosovë-Çeki, publikohen formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të muajit qershor.

“Dardanët” do të përballen me Kombëtaren e Çekisë në udhëtim, në një test të rëndësishëm për përzgjedhësin Franco Foda dhe skuadrën e tij.

Ndeshja do të luhet në epet Arena në Pragë, me fillim nga ora 16:00.

Franco Foda ka vendosur të startojë me dy sulmues nga minuta e parë, duke treguar qartë synimet ofensive të Kosovës në këtë përballje.

Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani do ta udhëheqin sulmin, ndërsa Ilir Krasniqi dhe Ermal Krasniqi, po ashtu luajnë nga minuta e par.

Formacionet zyrtare:

Çekia: Hornicek, Chaloupek, Hranac, Krejci, Doudera, Cerv, Bucha, Sojka, Ladra, Hlozek, Kuchta

Kosova: Muric, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajdari, Gallapeni, E. Krasniqi, Avdullahu, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Rrahmani


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark