Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka ofruar mbështetje gjeneralit Fadil Hadërgjonajt, cili në listën zgjedhore të LDK’së gjendet me numrin 22.
Bajrami ka thënë se është vështirë të gjenden fjalë të duhura për ta përshkruar Komandant Bjeshkën.
“Bashkë me gjeneralin dhe familjen e tij, në mbështetje të rezultatit të 7 qershorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Është vështirë të gjesh fjalët e duhura për një njeri si gjenerali. Sa herë je pranë tij, e kupton sa të vegjël jemi para sakrificës, përkushtimit dhe kontributit që ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë dhënë për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Bajrami.
“Siguria nuk është vetëm temë fushatash. Është çështje e përditshmërisë sonë, e shtetit tonë dhe e së ardhmes së fëmijëve tanë. Lirinë që na e sollën gjenerali me shokë shumica e të cilëve u flijuan, duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, ka përmbyllur ajo.