Insajderi
Zgjedhjet 2026

Dr. Diana Shehu Devaja: Shtimja dhe Lipjani kërkojnë një gjë të thjeshtë: shëndetësi që funksionon

Insajderi
01 June 2026 - 08:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dr. Diana Shehu Devaja: Shtimja dhe Lipjani kërkojnë një gjë të thjeshtë: shëndetësi që funksionon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Diana Shehu Devaja, ka theksuar nevojën urgjente për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend, duke vënë në fokus kërkesat e qytetarëve të Shtimes dhe Lipjanit.

Përmes një reagimi publik, ajo ka deklaruar se qytetarët e këtyre komunave kërkojnë një gjë të thjeshtë: një shëndetësi që funksionon dhe u përgjigjet nevojave të tyre në kohë.

“Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Shtimja dhe Lipjani kërkojnë një gjë të thjeshtë: shëndetësi që funksionon. Shërbime më të shpejta, kushte më të mira dhe kujdes më të afërt për çdo qytetar. Sepse shëndeti nuk pret”, është shprehur Devaja.

Ajo ka theksuar se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, krijimi i kushteve më të mira për pacientët dhe ofrimi i kujdesit më të afërt për qytetarët duhet të jenë prioritet i institucioneve, duke nënvizuar se shëndeti mbetet një nga çështjet më të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark