Insajderi
Shqipëri/Rajon

Vdes babai i Ilir Metës

Insajderi
01 June 2026 - 12:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes babai i Ilir Metës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rexhep Meta, babai i Ilir Metës është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur, Monika Kryemadhi gjatë hyrjes në SPAK, ku ajo u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh”, dëgjohet ti thotë Kryemadhi gazetarëve.

Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve, konfirmojnë gjithashtu se Meta do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së të atit për në banesën e fundit.

Sipas të njëjtave burime, ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.

Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
26 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark