Insajderi
Botë

SHBA rrëzon dy raketa iraniane mbi Kuvajt

Insajderi
01 June 2026 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA rrëzon dy raketa iraniane mbi Kuvajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat amerikane kanë interceptuar dhe shkatërruar dy raketa balistike iraniane që synonin personelin ushtarak amerikan në Kuvajt, njoftoi të hënën Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Sipas deklaratës së CENTCOM-it, raketat u neutralizuan menjëherë pas zbulimit të tyre dhe nuk u raportuan viktima apo të lënduar mes forcave amerikane.

Komanda amerikane theksoi se mbetet në gatishmëri të lartë për të mbrojtur personelin dhe interesat e SHBA-së në rajon nga çdo kërcënim apo agresion iranian.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë forcat amerikane, ndërsa mbështesim armëpushimin në vazhdim”, thuhet në deklaratën e CENTCOM-it.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark