Kandidati për deputet nga Aleanca me numër 59, Naim Kuqi, ka prezantuar një plan me katër pika për zgjidhjen e problemeve që lidhen me pronat dhe trashëgimitë e pazgjidhura në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kuqi ka vlerësuar se mijëra familje vazhdojnë të përballen me procedura të gjata burokratike, çështje të pazgjidhura të trashëgimisë dhe pengesa administrative që, sipas tij, bllokojnë shfrytëzimin dhe regjistrimin e pronave.
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Kuqi, ka prezantuar katër propozime për zgjidhjen e problemeve të pronave dhe trashëgimive të pazgjidhura në Kosovë.
Propozimet përfshijnë krijimin e komisioneve komunale për zhbllokimin e pronave, procedura të përshpejtuara për pronat e pakontestuara, vendosjen e afateve të qarta për kundërshtime pronësore dhe ofrimin e asistencës juridike falas për qytetarët.