Insajderi
Lajme

Enver Hoxhaj përkujton dëshmorët dhe martirët në Savrovë të Suharekës

Insajderi
02 June 2026 - 13:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Enver Hoxhaj përkujton dëshmorët dhe martirët në Savrovë të Suharekës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në një aktivitet përkujtimor në Savrovë të Suharekës, ku janë nderuar dëshmorët dhe martirët e rënë.

Hoxhaj tha se në këtë vend u përkujtuan ata që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

“Sot në Savrovë të Suharekës, mes kujtimeve dhe dhimbjes që nuk shuhet kurrë, përkujtuam dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme për ta”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve mbetet udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark