Insajderi
Zgjedhjet 2026

“Para për votë, ideologji për kontroll”, Rrahmani ‘sulmon’ Qeverinë Kurti

Insajderi
02 June 2026 - 13:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Para për votë, ideologji për kontroll”, Rrahmani ‘sulmon’ Qeverinë Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet, Eman Rrahmani ka krahasur Qeverinë Kurti me atë të Vuçiqit.

Sipas tij, të njejtën fushatë po e bën edhe Kurti.

“Fushatë e njejtë ka ndodhur edhe në vitin 2023 në Serbi Vuçiqi para zgjedhjeve ka shpërndarë nga 20 mijë dinarë për pensionistët, pra diku rreth 170 euro. Ka ndarë 10 mijë dinarë për fëmijët, pra diku rreth 90 euro. Ka ndarë rreth 10 mijë dinarë për secilën kategori sociale, pra rreth 90 euro”.

Duke iu referuar politikave sociale të përdorura në vende të ndryshme para zgjedhjeve, Rrahmani tha se qytetarëve u ofrohen pagesa dhe përfitime afatshkurtra, ndërsa sipas tij qëllimi i vërtetë është krijimi i varësisë së individit nga shteti.

“E njëjta formulë po përdoret kudo. Para zgjedhjeve ndahen para për pensionistë, për kategori sociale dhe për familje, ndërsa në plan afatgjatë dobësohen vlerat që mbajnë shoqërinë të bashkuar. Nuk njohin komb, nuk njohin fe, nuk njohin shtet. Kur njeriu shkëputet nga familja dhe bashkësia e tij, bëhet më i lehtë për t’u kontrolluar dhe orientuar politikisht”, u shpreh Rrahmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark