Insajderi
Zgjedhjet 2026

Qëndrim Kryeziu dorëzon kërkesë në komunën e Prishtinës: Toka e Kishës Ortodokse t’i kthehet UP’së

Insajderi
02 June 2026 - 15:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qëndrim Kryeziu dorëzon kërkesë në komunën e Prishtinës: Toka e Kishës Ortodokse t’i kthehet UP’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu, ka dorëzuar kërkesë në komunën e Prishtinës, që hapësira e kishës ortodokse t’i kthehet Universitetit të Prishtinës.

Kryeziu ka deklaruar se ai do lobojë që aty të ndërtohet ‘’një universitet për tekonologjinë’’.

“Kërkesa ime drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës, dhe grupeve parlamentare të, shpresoj të merret vendimi sa më shpejt. Pasi që të gjërat, nenet dhe çdo gjë e kemi përmbyllur ekzaktësisht që kjo pronë t’i kthehet Universitetit të Prishtinës dhe studentëve. Dhe në këtë vend, do të loboj, që të ndërtohet një universitet për teknologjinë e fundit të zhvilluar, sepse ajo i mungon studentëve tanë.’’, ka thënë ai.

”Sot, dorëzuam në Komunë këtë kërkesë për grupet parlamentare, kryesuesin e Kuvendit dhe kryetarin e Prishtinës.”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark