Insajderi
Lajme

Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë

Insajderi
02 June 2026 - 15:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjeve të rënda në territorin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë, pas veprimeve intensive hetimore, janë arrestuar të dyshuarit me inicialet E.P. (18 vjeç), E.H. (26 vjeç) dhe E.P. (16 vjeç), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi që tre të dyshuarit të ndalohen, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark