Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se strukturat e partisë po fuqizohen çdo ditë e më shumë, teksa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen në tubimet e radhës që do të mbahen brenda një dite në tri qendra të ndryshme.
Në kuadër të këtij agjende intensive, takimi i parë do të nisë në Mitrovicë, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, duke filluar nga ora 17:00. Menjëherë pas kësaj, karvani elektoral i LDK-së do të zhvendoset në Istog, ku në orën 18:30 do të pritet nga simpatizantët në Palestrën e Sportit “Ibos”.
E tërë dita e aktiviteteve do të përmbyllhet në kryeqytet, ku në orën 20:00 është paraparë të mbahet tubimi i Degës së Katërt të LDK-së në Prishtinë, më saktësisht te fusha e sportit tek “Kroi i Bardhë” në lagjen Dardania.
Geci ka theksuar se kjo rrugë drejt fitores po ndërtohet me mbështetjen e secilit qytetar, duke kujtuar se në këto zgjedhje LDK garon me numrin 113, ndërsa ai mban numrin 4