Insajderi
Botë

Kancelari gjerman -Bashkimi Evropian: Tregu ynë është më i madh se ai i SHBA

Insajderi
02 June 2026 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kancelari gjerman -Bashkimi Evropian: Tregu ynë është më i madh se ai i SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje sot për një BE më të sigurt në vetvete, duke theksuar se tregu i saj i konsumit është më i madh se ai i SHBA.

“Ne kemi 450 milionë konsumatorë brenda këtij Bashkimi Evropian. BE-ja ka 100 milionë konsumatorë më shumë se SHBA”, tha Merz në një fjalim në Forumin Ekonomik në Brandenburg të Gjermanise.

“Ne nuk duhet të mendojmë se jemi më të vegjël se sa jemi në të vërtetë. Ne duhet t’i qasemi kësaj detyre me vetëbesim. Kjo vlen po aq për gatishmërinë e mbrojtjes sa për politikën tregtare”, tha ai.

Udhëheqësi konservator theksoi se BE-ja duhet të ndërmarrë reforma për të zhvilluar më tej tregun e saj të brendshëm, duke zhvilluar partneritete të reja tregtare me fuqitë në zhvillim të botës dhe vendet në Jugun Global.

“Ne kemi nisur një rrugë për të krijuar partneritete të reja tregtare. Marrëveshja MERCOSUR ka hyrë në fuqi”, tha Merz duke iu referuar marrëveshjes së madhe tregtare midis BE-së dhe vendeve të Amerikës së Jugut.

“Një marrëveshje me Indinë është përfunduar dhe aktualisht është duke u ratifikuar. Një marrëveshje me Meksikën është në gatishmëri. Ne po kërkojmë partneritete të reja dhe tregje të reja eksporti në të gjithë globin”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark