Insajderi
Lajme

Vizita e Costas, Policia njofton se do ketë ndërprerje të shkurtra të qarkullimit në disa rrugë

Insajderi
02 June 2026 - 18:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vizita e Costas, Policia njofton se do ketë ndërprerje të shkurtra të qarkullimit në disa rrugë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër më 03 qershor 2026, me rastin e vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës të Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, policia do të angazhojë kapacitetet e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin dhe rregullimin e trafikut.

Policia informon se “për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut. Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë”.

“Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren”, apleon policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark