Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona, të dyshuar për grabitjen e një të mituri në Gjakovë

Insajderi
02 June 2026 - 18:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona, të dyshuar për grabitjen e një të mituri në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje ndaj një të mituri në Gjakovë, që kishte ndodhur më 1 qershor.

Sipas njoftimit të PK’së, rreth orës 18:50 ishte raportuar se një i mitur, pas një përleshjeje fizike, ishte sulmuar me thikë nga tre persona të dyshuar. Pas sulmit, viktimës dyshohet se i ishte marrë edhe një shumë parash.

I mituri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i punës intensive hetimore dhe veprimeve të shpejta policore, Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, më datë 02.06.2026, ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të tre personat e dyshuar, përkatësisht dy meshkuj të mitur dhe një mashkull të moshës madhore”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark