Insajderi
Lajme

Bunjaku-Rexhepi: Mitrovica na priti me zemër të madhe dhe me energji të jashtëzakonshme

Insajderi
02 June 2026 - 21:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bunjaku-Rexhepi: Mitrovica na priti me zemër të madhe dhe me energji të jashtëzakonshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se pa energji të jashtëzakonshme për ndryshim në Mitrovicë.

Pas tubimit të LDK-së në Mitrovicë, ajo falënderoi mitrovicasit për mbështetjen dhe praninë në tubim.

“Mitrovica na priti me zemër të madhe dhe me energji të jashtëzakonshme. Faleminderit për mbështetjen, besimin dhe praninë tuaj. Çdo takim me qytetarët na jep edhe më shumë forcë për rrugëtimin që kemi përpara”, ka shkruar ajo.

Bunjaku-Rexhepi gjendet me numrin 21 në listen zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark