Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Isniqit, nga ku ka përcjellë mesazhe të fuqishme vlerësimi dhe mobilizimi për zgjedhjet e ardhshme.
Zemaj e ka cilësuar Isniqin si një bastion historik të vlerave kombëtare, atdhedashurisë dhe demokracisë, duke theksuar se ky vend ruan një lidhje të fortë me vizionin e LDK-së.
“Isniqi i LDK-së, Isniqi i vlerave dhe i traditës, Isniqi i atdhetarëve të kombit, Isniqi i përkushtimit ndaj lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar. Isniqi ka qenë dhe mbetet simbol i unitetit, punës dhe dinjitetit qytetar”, ka thënë Zemaj.
Më tej, ai u shpreh i bindur se qytetarët e kësaj zone vazhdojnë t’i besojnë alternativës qeverisëse që ofron Lidhja Demokratike e Kosovës, duke përfunduar me një thirrje të hapur për bashkim rreth këtij subjekti politik.
“Isniqi beson në qeverisjen e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Bashkohu, LDK”, ka shkruar kandidati për deputet, Armend Zemaj.