Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Blerim Sinani, ka zhvilluar një vizitë në tregun me shumicë, ku ka takuar biznese dhe përfaqësues të sektorit privat.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai përmendi rëndësinë e bizneseve për zhvillimin ekonomik të vendit, duke kërkuar më shumë mbështetje institucionale për ta.
“Bizneset janë zemra e ekonomisë, shteti duhet me ju qëndru afër, jo me ua vështirësu punën”, ka shkruar Sinani.
Ai ka bërë thirrje për politika që lehtësojnë aktivitetin e bizneseve dhe krijojnë kushte më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat.
Sinani garon në zgjedhjet parlamentare nën siglën e LDK-së me numrin 84 në listën zgjedhore.