Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka ndarë me ndjekësit e saj detaje nga një takim i veçantë i mbajtur ditë më parë me Forumin e Gruas të Degës së Pestë të LDK-së.
Në këtë kafe mëngjesi, e pranishme ishte edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Bunjaku-Rexhepi e vlerësoi lart këtë bashkëbisedim, duke vënë theksin te rëndësia e rolit të gruas në shoqëri.
Sipas saj, takimi shërbeu për të diskutuar mbi tema jetike si fuqizimi i grave, familja, edukimi dhe krijimi i mundësive të barabarta.
“Një takim i vlefshëm me diskutime për fuqizimin e grave, familjen, edukimin dhe mundësitë e barabarta. Kur gratë bashkohen, ndryshimi bëhet i mundur”, ka shkruar Bunjaku-Rexhepi.
Përmes këtij mesazhi, deputetja e LDK-së ka përsëritur thirrjen për bashkim rreth kauzave që avancojnë pozicionin e gruas në Kosovë, duke përdorur edhe sloganin e partisë “#Bashkohu”.