Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gëzim Hazrolli, ka reflektuar mbi atmosferën dhe mesazhet e përcjella nga Konventa e fundit e partisë, duke e cilësuar atë si pikënisjen zyrtare të një rrugëtimi drejt një fitoreje të madhe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hazrolli ka potencuar se bashkimi i mijëra qytetarëve në këtë ngjarje tregon vullnetin e pastër për ndryshim dhe për një Kosovë më të mirë.
Ai u ka bërë thirrje votuesve që ta mbështesin platformën e LDK-së dhe kandidaturën e tij për t’u bërë zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës.
“Ky ishte zëri i mijëra qytetarëve të bashkuar në Konventën e LDK-së, ku zyrtarisht nisëm rrugëtimin drejt fitores së madhe. Bashkohu me shpresën për ndryshim. Me energjinë e pastër. Me vullnetin për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar Hazrolli.
Në zgjedhjet e ardhshme, Lidhja Demokratike e Kosovës mban numrin 113, ndërsa Gëzim Hazrolli garon me numrin 35.