Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Hadergjonaj, ka qëndruar në Viti, ku ka zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të aktiviteteve të fushatës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hadergjonaj ka vlerësuar mbështetjen që, sipas tij, LDK-ja po merr në këtë komunë, duke e cilësuar atë si të jashtëzakonshme.
“Mbështetje e jashtëzakonshme për LDK-në në Vitinë e Sokol Halitit. Qytetarët e Vitisë e njohin shumë mirë qeverisjen e LDK-së, i kanë besuar disa mandate radhazi në nivel lokal, prandaj edhe e kanë ndarë mendjen që më 7 qershor t’i bashkohen vizionit të LDK-së për të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hadergjonaj.
Ai ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen e dhënë, duke shtuar se ndryshimi mund të arrihet përmes angazhimit të përbashkët.
“Ju faleminderit për këtë mikpritje. Bashkë e bëjmë ndryshimin”, ka përfunduar ai.